Ky është autori i vrasjes së 51-vjeçarit nga Shkodra Petrit Vuksani. BalkanWeb konfirmon se personi që shihni në foto është Lekë Vuksani.

  • foto galeri

Siç ka raportuar më herët gazetari Senad Nikshiqi,  viktima ishte i vetëm në banesë kur u qëllua me armë zjarri nga qiraxhiu i tij.

Ndërkohë, 51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli (1 muaj më parë). Nga dëshmitë e fqinjëve të viktimës, mësohet se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtëne më armë zjarri.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb