SHKUP- Detaje të reja kanë dalë në dritë pak kohë pas vrasjes së tre anëtarëve ë një familje në Dibër të Maqedonisë. Mësohet se babai, nëna dhe vajza e vogël janë vrarë nga vajza e tyre Blerta Pocesta në oborrin e shtëpisë.

Vajza, fillimisht ka kryer vrasjen makabre në Dibër dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë që më pas të kthehet përsëri në vendlindje pas lajmit se familja e saj është vrarë.

Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se ajo ka qenë e ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë në këtë akt makabër, njëri nga qyteti i Gostivarit dhe tjetri nga Dibra të cilët momentalisht janë në paraburgim.

Familja banonte në qendër të Dibrës dhe mësohet se viktimat janë Amid Pocesta, 55 vjeç, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta, 53 vjeçe dhe vajza e tyre Anila Pocesta, 14 vjeçe. Familja shqiptare kishte pak kohë që kishte ardhur nga Italia për pushime në vendin e tyre të lindjes.

Bashkëpunëtori i autores së krimit, F.G. nga Gostivari i cili për policinë është emër i njohur si person problematik ka qenë transportuesi i vajzës nga kufiri deri në Dibër.

Personi tjetër i përfshirë si i dyshuar në vrasje është nipi i F.G., personi me iniciale V.K., i cili u arrestua dje nga policia dhe sot ka pranuar në sallë të gjyqit se ai i ka shitur vajzës armën me të cilën është kryer krimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: