Vigjilja që të dërgon në ndeshjen më të spektakolare të futbollit spanjoll dhe jo vetëm, Barcelona-Real Madrid vjen me disa dyshime. Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë të dy në dyshim të fortë për të qenë të pranishëm në këtë klasike.

Talenti argjentinas nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës por është stërvitur i diferencuar në palestër. Në Spanjë flasin për probleme fizike. Messi prej kohësh nuk po gjen ritmin e duhur, është larg formës së tij më të mirë dhe tashmë rrezikon që të mos jetë i pranishëm as në sfidën e së shtunës. Në kampion madrilen ai që shqetëson është Ronaldo.

Ylli portugez vuan nga një shqetësim muskulor por është e vështirë të mendosh që Ronaldo të mungojë në “El Clasico” për një problem të tillë. Ndeshjet e fundit kundër Real Sociedad dhe Sporting Gijon ka lënë jo pak pasoja për Barçën dhe Real Madrid. Trajneri Luis Enrique vështirë se mund të mbështetet tek Jordi Alba, por edhe Pique shfaqi shqetësime gjatë ndeshjes, ndërsa prezenca e Messit është dukshëm e komplikuar.

Plus 6 nga Barcelona, trajneri Zinedine Zidane udhëton i qetë në “Camp Nou” por mbetet për tu parë nëse CR7 do të jetë i pranishëm në fushë.

(er.shk/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: