El Salvador shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të vlefshme për 30 ditë për shkak të një vale vrasjesh, pasi policia tha se 62 vrasje u regjistruan të shtunën, numri më i lartë i raportuar në një ditë të vetme.

Gjendja e jashtëzakonshme pezullon disa të drejta personale për salvadoranët si liria e shoqërimit, paprekshmëria e postës dhe telekomunikacionit, ndërsa shërbimet fetare, ngjarjet sportive, bizneset dhe programet arsimore vazhdojnë të funksionojnë normalisht, tha Presidenti Nayib Bukele në mediat sociale.

Bukele kishte thirrur një seancë urgjente të Kuvendit Legjislativ për miratimin e kërkesës së tij për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nga 84 deputetë që përbëjnë Asamblenë Legjislative, 67 nga pesë parti politike, duke përfshirë “kundërshtarët e fortë”, votuan pro, tha presidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb