Kandidatja për deputete në listat e hapura të PS, Aulona Bylykbashi, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka falënderuar të gjithë qytetarët e qarkut të Elbasanit për pjesëmarrjen në votimet e sotme, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Me votën e tyre ata vendosin të ardhmen e Elbasanit, Gramshit, Belshit, Peqinit, Prrenjasit e Cërrikut, por mbi të gjitha vendosin të ardhmen e Shqipërisë europiane.

Me mirënjohjen për këtë ditë të ushtrimit të demokracisë, u bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk kanë dalë ende të votojnë, të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës duke dalë në votime. Vota juaj është shumë e rëndësishme. Ka ende kohë për secilin prej jush që e ka ndarë mendjen për drejtimin që dëshiron t’i japë të ardhmes së tij, komunitetit në të cilin jeton, të jetë pjesë e vendimmarrjes së qytetit dhe të Shqipërisë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb