Procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit vijon, ndërsa raportohet se deri tani janë numëruar 351 nga 508 Qendra Votimi.
Sipas të dhënave të deritanishme nga KQZ, Partia Socialiste (PS) mban një epërsi të dukshme me 54,259 vota, që përbëjnë 61.06% të totalit.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 25,885 vota ose 29.13%, ndërsa në vendin e tretë vjen Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3,051 vota ose 3.43%.
Ndër subjektet e tjera, Partia Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj ka marrë 1,760 vota (1.98%), Koalicioni Euroatlantik ka siguruar 1,520 vota (1.71%), ndërsa Partia Socialdemokrate ka grumbulluar 1,162 vota (1.31%).
