Rrjedha e vrullshme e lumit Shkumbin e cila vijon prej një jave me intensitet të lartë, ka vënë në rrezik serioz shembjen e Urës Antike të Kamares mbi lumë  e cila është  një ndër monumentet më të çmuara të trashëgimisë kulturore në qarkun e Elbasanit.

Banorët e lagjes Mirakë pranë së cilës ndodhet Ura Antike kanë dhënë alarmin për rrezikun e shkatërrimit të plotë, pasi një nga harqet e saj kryesorë është dëmtuar rëndë.

Ura e Kamarës ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Librazhdit në  fshatin Mirakë në Njësinë Administrative Polis.

Për vlerat arkitektonike dhe historike që mbart, ajo u shpall monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1963.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb