Trajneri i Elbasanit, Gvozdenovic analizoi barazimin 1-1 ndaj Egnatias në Kupë.

“Do ta fillojmë nga gjërat e mira, sot ishim shumë mirë, në ekuilibër në të dyja fazat. Nuk jam i kënaqur vetëm me golin e pësuar. Ishte nga një goditje standarte, Sota ishte vetë, këtu jam i mërzitur. Ne e dominuam, ishim afër të fitonim ndeshjen. Kualifikimi është i hapur, kemi një ndeshje tjetër në Elbasan, atje do të vendoset kush do të shkojë në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Me Boje fitojmë hapësira në fazën sulmuese. Ai është shumë i mirë pa top. Ka shpejtësi dhe sulmon hapësira mbrapa shpinës të kundërshtarët. Në pjesën e parë ishim shumë mirë, në pjesën e dytë u lodh bashkë me Ze Gomes. Kjo ishte ideja nga fillimi.

Kemi lojtarë të shpejtë si Lajthia, Boje, ishte ideja të kapnim Egnatian për kundërsulm, ishim 2 herë afër. Kur futëm Dialo dhe Tsage kishim tjetër mundësi. Ishim pak më në ekuilibër me Dialo dhe Tsage. Ne bëmë mirë në pjesën e parë. Boje ishte nga 2 javë pushim, nuk kishte rritëm maksimal. Në pjesën e parë bëmë maksimumin. Ishim tamam”, u shpreh Gvozdenoviç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb