Roberto De Zerbi është në rrezik shkarkimi nga Marseille, pas eliminimit në Champions. Gjigandët francezë u mundën 3-0 nga Brugge, ndërsa goditjen më të madhe e morën nga Benfica, me këta të fundit që pas suksesit 4-2 ndaj Real Madridit, bënë që t’i merrnin vendin Marseilles.
Sipas RMC Sport, De Zerbi, mund të shkarkohet nga Marseille, me drejtuesit e klubit që janë gati të zyrtarizojnë “divorcin” para takimit kundër Paris FC këtë fundjavë. Marseille mund të ishte kualifikuar, në rast se do të mund të merrte një pikë ndaj Club Brugge.
