Gigi Becali, Presidenti i Steauas së Bukureshtit, nuk fshehu dot emocionet negative, pas eleminimit në Champions nga Shkëndija.

“Nuk do të flas më për futboll. Ju përgëzoj, pasi u lutët më mirë se unë. Unë nuk do të flas më për futboll për 3-4-5 muaj. Është e turpshme kjo që ndodhi”, tha presidenti i klubit rumun, i cili njihet nga të gjithë si një person shumë mediatik që shfaqet çdo ditë në media.

Nëse Zotit nuk i interesoj unë apo ju, çfarë të bëj? Nuk po përgatitem më për Ligën e Kampioneve, po përgatitem për jetën. Çfarë ka ndodhur, ka vdekur ndokush? A është ndokush i sëmurë?

Deri tani unë po flisja sepse skuadra më jepte këtë të drejtë, po tani për çfarë të flas? Kur ekipi u tall me mua, a kam ende të drejtën të flas? Tani edhe unë po qesh bashkë me ju. Mos më telefononi më, pasi nuk do të flas më. Nëse kualifikohem, do të flas. Tani më duhet ta qep gojën”, tha Bekali.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb