Silvio Berlusconi është bërë sërish gjysh. Vajza e dytë Eleonora, 30 vjeç, është bërë nënë. Sipas burimeve të Tgcom24, në Londër ka lindur Flora.

Eleonora dhe vajza janë shumë mirë dhe babai Guy Binns me vëllain Riccardo, 3 vjeç e gjysmë, janë shumë të lumtur.

Vetëm disa ditë më parë në shtëpinë Berlusconi u festua pagëzimi i Sofia Valentina, vajzës së Pier Silvio Berlusconi dhe Silvia Toffanin.

Tani mungon vetëm ardhja në jetë e djalit të tretë të Barbara Berlusconi.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb