Ekipet U-14 dhe U-15 të akademisë “Elite Youth” kanë zhvilluar teste miqësore ndaj ekipeve bashkëmoshatare të Vllaznisë dhe Elbasanit në “Shtëpinë e Futbollit”. Këto përballje nuk ishin vetëm teste miqësor, por një mundësi e mirë për drejtuesit e akademisë të vlerësojnë performancën e futbollistëve, të identifikojnë pikat e forta dhe fushat ku duhet të përmirësohen.

Monitorimi i detajuar i aspektit teknik, taktik dhe fizik të futbollistëve është një prioritet për akademinë. Përveç përballjeve miqësore, ekipet e akademisë “Elite Youth” zhvillojnë stërvitje intensive në qendrën e saj në Durrës, ku çdo seancë është pjesë e një plani të detajuar stërvitor.

Ky plan integron përgatitjen tekniko-taktike, aspektin fizik dhe edukimin sportiv, me synimin për të krijuar një brez futbollistësh të disiplinuar, të përgatitur dhe të gatshëm për nivelet më të larta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb