Eljan Tanini është emëruar drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit,
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Eonomisë Blendi Gonxhja.
“Artist pamor, gazetar dhe autor projektesh që ndërthurin artin me memorien kolektive, Eljan Tanini vjen në krye të AQSHF me një profil të veçantë dhe një angazhim të hershëm në rrëfimin e Shqipërisë përmes historisë, nostalgjisë dhe arkivës vizuale.
Nga krijimet murale e instalacionet publike, te kontributet në media dhe ekspozitat brenda e jashtë vendit, Tanini sjell një vizion artistik dhe narrativ që pasuron më tej rolin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor.” – shkruan ministri Gonxhja në rrjetet sociale.
(BalkanWeb)
