Ky fund sezoni gjen Juventus si kurrë më parë, jashtë gare për titull ndërsa as prezenca në Champions League nuk është aspak e sigurt. Në Torino dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë ku ndodhet klubi, i përfunduar nën akuzë edhe si ideatorë të krijimit të Super League, një projekt i bujshëm që dështoi ende pa lindur mirë. Kohët e fundit në Costinassa, qendrën stërvitore të Juves, është parë shpesh John Elkann, kushëriri i Agnellit, por të enjten qëndroi më gjatë së shpesh ndërsa në takimit mes tyre u përfshinë edhe drejtuesit e tjerë të Juves, Nedved, Paratici dhe Cherubini.

Tuttosport
Tuttosport

Tema e diskutimit është e qartë, risqet financiare që mund të sjell një përjashtim nga Champions League sezonin e ardhshëm por dhe projekti i ri sportiv. Në krye të Juves për sezonin e ri tashmë ka vetëm një emër, Massimilano Allegri, ish tekniku i Juves është parë në Torino këto ditë, rikthimi i tij në krye të bardhezinjve është thuajse i sigurt. Allegri këtë herë projektohet në një rol të ri, si trajner dhe si menaxherit të përgjithshëm, praktikisht një Ferguson i ri.

La Gazzetta
La Gazzetta

Nuk është ende e qartë nëse do të vijohet me Paraticin si drejtor sportiv, në këtë pikë mediat italiane janë të ndara pasi La Gazzetta dello Sport flet për një largim të tij, post që mund ta marrë Guintoli i Napolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb