Elon Musk ka hedhur poshtë një raportim mediatik për një tërheqje të mundshme të platformës së tij x në internet, e njohur më parë si Twitter – nga Bashkimi Evropian.

“Kjo është krejtësisht e rreme”, shkroi sot Musk në X, duke iu përgjigjur një raporti të “Business Insider” se ai kishte shqytuar bllokimin e shërbimit për përdoruesit në BE për shkak të kërkesave të BE-së.

“Shkaku për një tërheqje do të kishte qenë pakënaqësia e miliarderit të teknologjisë me Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA)”, shkroi gazeta amerikane.

DSA detyron platformat e mëdha në internet të ndërmarrin veprime të vazhdueshme dhe të shpejta kundër gjuhës së urrejtjes, ndër të tjera.

X së fundmi ka marrë një listë pyetjesh nga Komisioni Evropian, i cili dëshiron të dijë më shumë se si platforma e medias sociale i përmbush detyrimet e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: