Elon Musk ndryshoi emrin e tij në ‘Mr Tweet. Ai shkroi në Twitter pasi një avokat e quajti gabimisht atë gjatë një gjyqi të aksionerëve të Tesla.

Avokati tha se ishte një “gabim frojdian”, por Musk bëri shaka se ishte “ndoshta një përshkrim i saktë”. Gjyqi pason një padi në grup, që pretendon se Musk kreu mashtrim me letrat me vlerë nëpërmjet një postimi në Twitter në vitin 2018.

  • foto galeri
  • foto galeri

Musk, i cili ka qenë CEO dhe pronar i Twitter që nga fundi i vitit të kaluar, nuk i është shmangur kurrë përdorimit të platformës. “Kam ndryshuar emrin tim dhe tani Twitter nuk do të më lejojë ta ndryshoj më”, ka shkruar Musk, duke postuar një emoji të qeshur.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb