TIRANE – Elvana Gjata sapo zbuloi bashkëpunimin e saj më të ri. Bëhet fjalë për një këngë të re të titulluar “Off Guard” të cilën ajo do e sjellë në bashkëpunim me reperin e famshëm ndërkombëtar Ty Dolla Sign. Ky bashkëpunim do të prezantohet më datë 6 prill.

2018-ta ka qenë një vit i suksesshëm për Elvana Gjatën. Sukseset e saj të njëpasnjëshme kanë ardhur për publikun në një kohë të shkurtër. Kujtojmë këtu koncertin e saj recital në muajin shkurt si dhe hedhjen në treg të albumit “3”, i cili pati një sukses të madh në treg.

Ty Dolla Sign është një reper, këngëtar, kantautor si dhe producent muzikor amerikan. Ai ka bashkëpunime të shumta me emra të mëdhenj të muzikës botërore si Wiz Khalifa, Lil Wayne, Afrojack, Fifth Harmony etj.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: