“Shqiptarët për Shqiptarët” kanë udhëtuar sërish në periferinë e qytetit të Durrësit, atje ku jeton familja Iljazi. Fatmira dhe Ilmiu e çojnë pleqërinë e tyre në kushte të mjerueshme, e mbi të gjitha pa patur pranë fëmijë. Edhe këtë të premte studio e emisionit “Shqiptaret për shqiptarët” zhvendoset në terren. Elvis dhe Fatma Naçi shkuan për të takuar të moshuarit por edhe për tu thënë një lajm të mirë.

“Jemi në emisionin Shqiptarët për shqiptarët, kjo është hera e dytë e emisionit që ne jemi në terren sepse puna vazhdon, puna dhe veprat e mira do të jenë gjithmonë me ne. Jam bashkë me Fatmën, do të bëjmë një vepër shumë të mirë. Nga ana tjetër Sidriti me Merin janë nisur për të përmbushur një vepër tjetër po të kësaj rëndësie. Publikut i kujtohet historia e Fatmirës dhe bashkëshortit të saj, të cilët ishin të sëmurë. Por kur vjen koha që ne vijmë dhe shikojmë nga pranë hallin e madh që kanë është komplet diçka tjetër. Fatmira është pak e sëmurë vetë dhe ka të sëmurë bashkëshortin. Ne nuk bëjmë dallim mes fëmijëve jetime dhe të moshuarve të cilët nuk kanë fëmijë, ata janë pa përkrahje pa fëmijë, pa të afërt kanë nevojë për mbështetje, janë në një moshë shumë delikate, janë në moshë të thyer dhe më të vërtetë kur e dëgjova nënë Fatmirën për hallin që kishte”,-tha Elvis Naçi.

“Sot vijmë dhe jemi pranë dy të moshuarve, janë të pamundur, vetë mosha, kushtet ekonomike dhe të shtëpisë janë tejet të vështira. T’i shtojmë edhe kushtet ku temperaturat janë shumë të larta, ne për momentin jemi duke bërë xhirime në orën 14.00 dhe aktualisht temperaturat janë jashtëzakonisht të larta, mbase një pjesë e publikut që na shikojnë po pushojnë por këto ndikime të motit nuk kanë ndonjë peshë tek ne pasi zemrat tona janë të freskuara nga kjo vepër e mirë që na pret, emocioni sigurisht na freskon, mezi pres që t’i takon nga afër, të shikojmë edhe kushtet që ata ndodhen,jemi të lumtur që do t’i ndihmojmë”, tha Fatma.

Historia e të moshuarve:
Çifti i të moshuarve nuk u bekua me fëmijë dhe kanë mbetur vetëm. Por vetmia është e fundit, pasi këta të moshuar jetojnë në varfëri të madhe e mbi të gjitha, përballen me gjendje të vështirë shëndetësore. 12 vite më parë, Ilmiu pësoi një trompozë dhe që nga ajo kohë, ai nuk mund të lëvizë. Në përgjithësi qëndron vetem në krevat. E kështu e gjithë barra e punëve ka rënë mbi shpatullat e 62 vjeçares. Fatmira mundohet me mish e shpirt, që t’i shërbejë të shoqit të sëmurë. E po të dëgjosh këtë grua kur flet për sëmundjet e burrit të saj, të këputet shpirti. Dramat dhe hallet e jetës ua kanë treguar gazetarit Ferit Lika.

“Kam 12 vjet, burri më ka kaluar trompozë dhe tani aktualisht ka shumë sëmundje. Me trompozë, me diabet, me zemër, me tension, me pankreas, me gurë në tëmtha… nuk i mbaj mend të gjitha” thotë Fatmira. Rreth një vit me parë më parë, Fatmira pësoi një incident dhe iu thye këmba. Trupi i saj i lodhur tashmë duhej të përballej dhe me këtë aksident e me dhimbjet e vazhdueshme që sjell. Aq e rëndë është bërë jetesa për këta të moshuar, saqë nuk gjenden fjalë për t’i përshkruar vuajtjet “Kam 9 muaj që kam thyer këmbën dhe jam në gjendje shëndetësore shumë të keqe. Kam kaluar dy here trompozë Kam nevojë për ndihmë dhe ndaj bëj thirrje ” ,-shprehet gruaja.

Shtëpia e tyre po rrënohet. Janë myk i gjallë, “Nuk mundem dot. Lagështia e tepërt më ka marrë të dyja këmbët, mezi eci me paterica. Kam nevojë për gjithçka. Në dyqan kur shkoj, qeset mi sjellin të tjerët, se me zor eci. As vetes e bashkëshortit nuk i shërbej dot, as pastërtinë në shtëpi nuk e kam si duhet, turp më vjen. Nganjëherë nuk ngrihem dot, më dhemb gjithë trupi e kockat… por jam e detyruar sepse im shoq ka nevojë për shumë gjëra”, thotë Fatmira e përlotur.

Situata më e vështirë ka qenë Pandemia por u janë gjendur pranë fqinjët. Pavarësisht se Fatmira e Ilmiu nuk kanë fëmijë, një grua e re i është gjendur të moshuarve, njëlloj sikur të ishte vajza e tyre. Fatmira përlotet menjëherë jo për vuajtjet e saj, por kur na tregon sesi komshia e ka ndihmuar.

“Vuaj se periudha më e keqe e jetës është se më është thyer këmba. Më është bërë vajzë një nuse. Sikur vajzë me të vërtetë ta kisha, nuk do të më kishte parë aq sa më ka parë ajo, burri e fëmijët e saj. Më janë bërë familja më e afërt. Në spital më kanë ndihmuar. Ajo vinte me bukë, me gjellë, me të larë e shpëlarë rrobat e enët. Në kohën e pandemisë nuk kishte njeri që të të fliste me gojë, Aurora dhe Zana na kane ndihmuar jashtëzakonisht shumë”, tha gruaja. Këta të moshuar kanë kërkuar ndihmën e shqiptarëve, me shpresën se do të shpëtojnë nga kushtet e vështira. Thirrja për ndihmë është dëgjuar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.

“Ne kemi ardhur pranë banesës së tyre, kemi ardhur t’i takojmë dhe kemi ardhur gjithashtu tu japim një lajm shumë të mirë sot, ne çojmë dhe amanetin e motrave dhe vëllezërve, i takojmë dhe pastaj nisemi për të parë diçka më të mirë dhe më të bukur”,- thotë Elvisi.

“Jam shumë e sëmurë dhe nuk mund të bëj asgjë, bashkëshorti dhe unë kemi qenë shumë sëmurë, kam kaluar dy herë tropozë, mu thye këmba, kemi punuar dhe sakrifikuar, mbaruam tani dhe po kërkojmë ndihmë. Ne kemi mbaruar, unë vij vërdallë, e laj e shplaj, e kam detyrim”, i thotë Fatmira Elvisit.

“Kjo shtëpi tregon për moshën, është e pabanueshme është me aromë myku dhe lagështirë”,konstaton brenda banesës Fatma.

“Bufeja ka rënë e gjitha nga lagështira, është prishur e tëra, turp më vjen që do më shikojë gjithë dynjaja, ju e shikoni këtë, kam mbijetuar 24 vjet. Nuk kam asnjë dollap as për rrobat më. Kemi një nuse quhet Zana, na është bërë 7 herë vajzë, ajo jeton pranë nesh, 5 muaj ne të dy ajo në spital na sillte ushqime, na lante, nuk di cfarë të them ajo ka edhe dy fëmijë, na marrin me makinë për vizita, nuk paguaj taksi unë na shoqërojnë ata. Bashëshorti flet edhe përcat nuk është mirë më shëndet. Bekime për të gjitha ata që kanë financuar. Kur ta kemi mbaruar jetën, duam që ato shtëpi unë dua t’ja le fonadacionit Firdeus dhe t’ja lëmë dikujt tjetër në nevojë”,-thotë e moshuara.

“Ne do shkojmë diku, është një djalë që jeton në SHBA, Shpëtim Huseini kur ju pa dhe une do ta mbuloj këtë rast, por tani duhet të nisemi”, tha Elvisi.

Të gjithë së bashku shkojnë tek apartamenti i ri.

“ Falenderoj fondacionin Firdeus dhe këdo që ka financuar për ne të dy, jam shumë e emocionuar nuk po gjej dhe fjalët e duhura. Unë jam martuar brenda 12 ditësh, e doja shumë kur pashë që njerëzit nuk e doja, ai me donte që në fillim”, tha Fatmira.

“Ja kështu e meritonit, Shpëtim Huseini e ka pasur me shumë merak, donte që ta finalizonim, ju e donit specifike të ishte në kat të ulët ja ne e arritëm, ne do u vendosim edhe një pensio, shtëpia është gjë e madhe, pastaj do vijnë edhe të tjerat. Ne do bëjmë këtë do sjellim këtu, ambulancën e spitalit Continetal, do ta marrim Ilmiun dhe do i bëjmë analizat mos ki merak, rri rehat”,-i tha Elvisi Fatmirës.

“Nuk e kam pritur këtë, edhe gjithë popullin e Durrësit që më kanë ndihmuar, bekime kanë, më kanë ardhur tek shtëpia e vjetër më kanë ndihmuar, kushtet këtu janë komode, nuk i ëndërroja kurrë ma bëni hallall. Rroftë fondacioni Firdeus, keni ndihmuar shumë”, thotë e moshuara

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb