TIRANE

Edhe pse është shprehur shpesh se nuk përshtatet me formatin dhe nuk e gjen veten te “Big Brother VIP”, Elvis Pupa vijon rrugëtimin e tij dhe shumë ndjekës e përqafojnë atë që ai po përcjell.

Ditën e djeshme, ai është rrëfyer për marrëdhënien me bashkëshorten e tij që e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike. Por ka surprizuar me deklaratën e tij.

Në një bisedë me banorët e tjerë të shtëpisë ai ka thënë se me bashkëshorten e tij kanë vite që flenë në dhoma të ndara.

”Rrimë deri vonë bashkë por për të fjetur flemë në dhoma të ndara pasi unë gërhas shumë. Kemi rreth 4 vite që e kemi marrë këtë vendim, ajo do errësirë, unë dritë, që kështu jemi më rehat kur flejmë veç e veç. Ama gjumin e drekës e bëjmë bashkë”.

Ky fakt ka nxitur edhe reagimet e banorëve, që duket se u çuditën kur dëgjuan këtë variant të Elvisit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb