NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
4 kokrra vezë
1 gotë sheqer Teuta
2 lgj lëkurë portokalli
1 gotë salcë kosi
1 pako pluhur pjekës Teuta
1 pako sheqer vanilje Teuta
1 gotë lëng portokalli
¾ gotë vaj ulliri Olitalia
1 pako peta
Sherbeti:
2 ½ gotë sheqer Teuta
1 gotë lëng portokalli
1 gotë ujë
Lëkurë dhe lëng limoni
1 shkop kanelle
Përgatitja
Në nje tas rrahim vezët me sheqerin Teuta derisa sheqeri të shkrijë, shtojmë salcën e kosit, pluhurin pjekës, sheqerin vanilje Teuta, lëkurë portokalli dhe vaj ulliri Olitalia. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë duke stuar dhe lëngun e protokallit dhe e trazojmë derisa të formohet një masë kremoze.
Palosim petët siç janë në kuti dhe i presim ato në shirita me gjerësi 2 ccm. I shkriftojmë më pas duke i copëtuar me duar (mund t’i vendosim dhe në furrë në 75 gradë për t’i tharë pak por mund të përdoren dhe të freskëta). Të gjitha petët e prera i vendosim në tasin me kremin e përgatitur. I përziejmë me pirun derisa petët të përthithin komplet kremin.
Lyejmë tavën me pak yndyrë dhe shtrojmë petet e zbutura në tasin me krem. E vendosim më pas ëmbëlsirën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta.
Ndërkohë përgatisim sherbetin me 1 gotë ujë, 1 gotë lëng portokalli, pak lëng dhe lëkurëlimoni, 2 ½ gotë uji sheqer Teuta dhe 1 shkop kanelle. E lemë sherbetin të ftohet dhe pasi ëmbëlsira të jetë pjekur e shërbetosim.
(da.xha/BalkanWeb)
