Nga: ZONJA VJOLLCA*

EMBELSIRE PER KRISHTLINDJE
150 gr gjalpë
4 kokrra vezë
300-350 gr miell
150 gr sheqer
50 ml qumësht
1 pako pluhur pjekës
1 pako sheqer vanilje
100 gr stafidhe
80 gr fruta të sheqerosura
Lëkura e një limoni
1 lugë kafeje kanellë
Sheqer pluhur

Me mikser fillimisht rrahim në një tas sheqerin me gjalpin. Më pas shtojmë vezët një e nga një dhe vazhdojmë ti rrahim me mikser duke shtuar dhe qumështin ngadalë. Trazojmë miellin me pluhur pjekës, kanellën dhe sheqerin e vaniljes dhe e bashkojmë në tasin ku kemi rrahur vezët. Përziejmë së bashku me brumin stafidhet dhe frutat e sheqerosura, formojmë një brumë jo të hollë por jo dhe shumë të trashë. E vendosim brumin në tavën e kekut dhe e pjekim në temperaturën 180 gradë për 30-35 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lemë pak të ftohet dhe e dekorojmë me sheqer pluhur.

(ma.ar/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb