Kreu i qeverisë Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryebashkiakët socialistë, në kuadër të turit “Për punët e Shqipërisë”.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura në Pallatin e Kongreseve dhe ka nisur që nga ora 11:00.

Burime bëjnë me dije se mbledhja do të ketë në fokus emergjencat civile në pushtetin vendor dhe përgjigjen e institucioneve vendore.

Ndërkohë një incident duket se ka ndodhur me kryebashkiakun e Pukës Rrok Dodaj, i cili është paraqitur për të marrë pjesë në mbledhje, por nuk është lejuar të futet në godinë, pasi sipas tij i është bërë me dije se emri nuk i figuron në listë.

Ndërkohë Rrokaj pretendon se ftesa i ka ardhur me e-mail.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb