Emërim surprizë në Qeverinë “Rama 4”!

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv/ministre e Brendshme. Kjo është një lëvizje surprizë në kabinetin e ri qeveritar ‘Rama 4’.

Ndërsa disa muaj më parë kishte dhënë dhe dorëheqje si anëtare e Partisë së Lirisë (veprim që nuk ishte bërë publik deri më sot), Silva Caka është anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, nën siglën e kësaj partie.

Kujtojmë se Caka ishte e para në listën e Partisë së Lirisë, si kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit.

Pak kohë më parë, një tjetër lëvizje e bujshme ishte dhe ajo e Endrit Brahmllarit, i cili iu bashkua Partisë Socialiste.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb