Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë dhe njëkohësisht Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ka reaguar ndaj emërimeve të fundit në bashkinë e kryeqytetit.
Teliti i quan emërimet e katër nënkryetarëve në Bashkinë e Kryeqytetit veçse tentativa të dëshpëruara për të mbushur boshllëkun e një legjitimiteti të humbur, duke gjetur “prestanome” të rinj për t’u shfaqur nëpër ekrane!
Postimi i Telitit:
NUK MBUSHET LEGJITIMITETI I HUMBUR ME EMËRIME INTERVISTASH!
⛔ Emërimet e katër nënkryetarëve në Bashkinë e Kryeqytetit nuk janë gjë tjetër veçse tentativa e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e një legjitimiteti të humbur, duke gjetur “prestanome” të rinj për t’u shfaqur nëpër ekrane!
❌ Tirana nuk ka nevojë për “inxhinierë” të tjerë të zvarritjes dhe cimentimit të keqadministrimit që po mbyt këtë qytet.
🚨 Populli i Tiranës nuk është i mashtrueshëm. Tiranës nuk i duhet asnjë “zgjidhje” kozmetike që thellon varësinë e qeverisjes lokale ndaj asaj qëndrore.
🔵 Tiranës i duhet i duhet rinia, i duhet vizioni, i duhet kurajo dhe mbi të gjitha profesionalizmi dhe besnikëria ndaj interesave të saj zhvillimore.
🆘 E vetmja rrugë për të ecur përpara janë zgjedhjet e parakohshme! Sa më shpejt të shkojmë drejt tyre, aq më shpejt Tirana do të marrë frymë lirshëm. Mjaft më me zvarritje!
