Shefja e ONM në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera e ka konsideruar emërimin nga KLP të Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit si një hap të rëndësishëm.

Calavera duke shpërndarë edhe komentin e djeshëm të ambasadorit të BE, Luigi Soreca shkruan se me emërimin e Hajnajt dhe funksionimin e BKH tashmë hidhet një hap tjetër i rëndësishëm në implementimin e Reformës në Drejtësi.

‘’Një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri’’- shkruan Calavera në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb