Dy ditë më parë (5 janar 2026), Elisaveta Treska është emëruar drejtoreshë e Spitalit të Sanatoriumit. Treska ka nisur edhe ushtrimin e detyrës së re tanimë.
Por kush është Elisaveta Treska?
Sipas dokumenteve zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), Elisaveta Treska rezulton të jetë pronare e “ROYAL HILL” një resorti eventesh në Vorë.
Shpresa Breçani, e afërme e kreut të PD, Sali Berisha, ka patur statusin administratore e këtij subjekti, i cili operon në fushën e hotelerisë, restoranteve dhe organizimit të eventeve.

Shpresa Breçani

Përveç kompleksit “Royal Hill” në periferi të Tiranës, Elisaveta Treska njihet në qarqet e biznesit edhe si pronare e një Bar-Restorant-Hoteli në zemër të Tiranës.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një biznes të pozicionuar në një nga rrugicat më të lakmuara në kryeqytet.
