Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të valës së madhe të emigracionit.
Çështja lidhet me rritjen e madhe të numrit të të ardhurve – sidomos ditët e fundit. Me propozim të ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Politikave Detare Nello Musumeci, qeveria miratoi gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin pas rritjes së jashtëzakonshme të fluksit të emigrantëve nëpër rrugët e Mesdheut.
Gjendja e jashtëzakonshme, e mbështetur me një kredi fillestare prej pesë milionë eurosh, do të zgjasë gjashtë muaj.
“Është e mundur të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme për emigracionin dhe refugjatët. Nuk mund të përballemi të vetëm me gjithë këtë realitet, strukturat që ekzistojnë janë të mbipopulluara dhe është e qartë se gjendja e jashtëzakonshme do të lehtësonte marrjen e vendimeve të nevojshme,”- tha ministri italian përgjegjës për politikën detare, Nello Muzzumecchi.
Në total, fundjavën e kaluar roja bregdetare italiane dhe roja bregdetare e vendit shpëtuan në jug të Siçilisë, më shumë se dy mijë emigrantë dhe refugjatë. Të njëjtën ditë, një anije peshkimi shpëtoi të paktën 700 persona në bord.