Banorët e fshatit Kllobçisht në Njësinë Administrative Maqellarë, me iniciativën dhe kontributin e tyre dhe me mbështetjen e Bashkisë së Dibrës kanë rehabilituar rrugën dhe hapësirat e brendshme të fshatit të tyre. Iniciativa për shtrimin e rrugës është ndërmarrë nga disa emigrantë, të cilët kontribuan në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në vendlindjen e tyre.
Pas përfundimit të rrugës banorët e Kllobçishtit janë mbledhur, për të festuar së bashku, ku pjesë e festës së tyre ishte edhe “Birra Korça”.
Tashmë, rruga e këtij fshati dhe sheshi kryesor përgjatë gjithë perimetrit të tyre janë pajisur me sisteme ndriçimi dhe kanale kulluese.