Një refugjat nga Senegali që humbi punën e tij si fermer dhe udhëtoi me anije drejt Europës ka fituar 400 mijë euro në lotarinë e përvitshme të Krishtlindjeve në Spanjë.
Ngagne udhëtoi për në Spanjë nga Maroku në 2007, 35-vjeçari dhe gruaja e tij u shpëtuan nga një anije dhe u çuan në Ishullin Tenerife. Tashmë ata jetojnë në Roquetas de Mars, në bregun jugor të Spanjës.
“Dua të falënderoj Spaniards dhe qeverinë spanjolle që më shpëtuan kur isha në det”, tha Ngagne. Senegalezi dhe e shoqja e tij thanë se shpesh ata nuk kishin as 5 euro për të shtyrë ditën.
(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb