Një emigrant shqiptar që jeton në Gjermani ka dhënë mesazhe të forta nga sheshi “Skënderbej”, ku ka nisur organizimi për protestën e 44-t kundër qeverisë. Ai u shpreh se ka ardhur familjarisht nga Gjermania për të qenë pjesë e protestës, të cilën e konsideron një zhvillim që nuk e kishte menduar se do të ndodhte.

Emigranti ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si janë përdorur fondet publike ndër vite, duke iu referuar edhe konstatimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai theksoi se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi institucionet, por edhe mbi qytetarët që nuk reagojnë ndaj situatave që i shqetësojnë.

“Emigranti shqiptar nga sheshi Skënderbej atje ku ka nisur organizimi për protestën e 44, dha mesazhe të forta: Jetoj në Gjermani. Kemi ardhur familjarisht. Jam i nderuar që marr pjesë në një proteste që nuk e mendoja se do të mbahej ndonjëherë. Thoja; ose si nuk cohën këta njerëz. Ore sa lekë paska pasur ky vend! Imagjinoni me mld e vjedhura, sipas KLSH-së të ishin investuar në mënyrën e duhur në vendin tonë. A e ka bërë njeri këtë analizë?! Është dhe faji ynë që nuk reagojmë, duhet të bëjmë të reagojnë dhe ata që kanë votuar këtë pushtet.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: