Janë të pakta pamjet që qarkullojnë në media për Emiljano Shullazin, i akuzuar për shtrëngim të dhënies së pasurisë. Kjo është një foto e re e Shullazit, personit më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri kohët e fundit.
Fotoja është bërë një ditë më parë në korridoret e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ku Shullazi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë. Avokati i tij tha se Shullazi po mbahet në burg për shkak të thashethemeve mediatike dhe manipulimit që iu bë opinionit publik.
Shullazit iu refuzua kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë. Ai ndodhet në burg, së bashku me Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin
(BalkanWeb)
