Emiljano Vila kontribuoi me një gol në fitoren 2-1 të Teutës ndaj Tiranës.

“Të them të drejtën ndihem shumë mirë fizikisht, pas dëmtimit gjërat kanë shkuar mirë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu, të ndihmoj skuadrën dhe të arrijmë objektivat. Më vjen mirë që shënova ndaj Tiranës, ekipi tregoi grintë në fushë. Falënderoj çunat që dhanë shpirtin në fushë. Vendi i katërt është i arritshëm, ne duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, që është si finale.

Ne luajtëm për vete, personalisht më vjen mirë nëse Partizani të shpallet kampion, pasi kam luajtur për atë fanellë. Por kampionati është i bukur. Nuk e nisëm mirë ndeshjen, edhe për shkak të ngarkesës. Pas golit të Tiranës, gjërat ndryshuan. Ndihem mirë fizikisht dhe dua të jam kontributin tim që skuadra të arrij objektivat.

Ndeshja e Kupës? Është e vështirë, jemi mposhtur 3-0. Është një rezultat i thellë, por ne do të tentojmë përmbysjen, nuk e dimë si do të shkojë. Atmosfera është pozitive dhe në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne do të japim maksimumin dhe do të tentojmë përmbysjen. Më vjen mirë që edhe Lorenco shënoi. Një Vila gjithmonë shënon ndaj Tiranës, ndoshta na ecën me këtë skuadër”, tha ai pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: