Lily Collins, e njohur për rolin e saj si Emily në serialin e njohur “Emily në Paris”, së fundmi ndau foto nga Japonia.

Në fotot e postuara në Instagram dje, Collins shfaqej duke pozuar me një Kullë Eiffel ‘të vogël’ në sfond.

Në mbishkrim, Collins shprehej: “Kthim pas për të gjetur pak nga Parisi në Japoni. Emily në Tokio?…”

Fansat dhe ndjekësit vërshuan në seksionin e komenteve me disa spekulime nëse bëhet fjalë për një sezon të ri që do të xhirohet në Tokio.

Lily Collins aktualisht është e zënë me xhirimet e sezonit të katërt të “Emily në Paris”. Edhe pse ende nuk është shpallur data e publikimit, spekulimet sugjerojnë një premierë të mundshme në vitin 2025.

"Emily në Tokio", mos ndoshta Lily Collins zbuloi kthesën

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: