Emily Ratajkowski ka zbuluar se është duke u takuar fshehurazi me Harry Styles për dy muaj dhe ka pranuar se ai mund të jetë ‘i vetmi’. Në një diskutim të sinqertë dhe të gjerë për jetën e saj të dashurisë, Emily, 31, zbuloi se ajo është takuar me Harry-n që nga fillimi i shkurtit dhe shpreson që romanca e tyre të zgjasë.
Duke folur në një podcast të regjistruar më 9 mars, dy javë përpara se ajo të shihej duke ndarë puthje me Harry-n në Japoni më 25 mars, Emily tha: “Sapo kam filluar të takohem me dikë që mendoj se më pëlqen, kështu që kjo është ndryshe. Eshtë e mrekullueshme. Çfarë kërkoj tek një partner? Më pëlqen dikush që është shumë i pavarur. Mendoj se për mua kjo është shumë e rëndësishme sepse kam një jetë të mbushur”.
Emily u kap duke puthur me pasion Harry-n në Tokio. Duke folur para se të fotografohej me këngëtarin, ajo pranoi se kapja nga kamera e bën atë të shqetësohet vazhdimisht për veten dhe njerëzit me të cilët shoqërohet.
Që nga divorci i saj, ajo ishte në lidhje me komedianin Pete Davidson dhe aktorin Brad Pitt. Ajo u pa edhe me komedianin Eric André, por më vonë la të kuptohet në rrjetet sociale se çdo gjë që kishte nisur mes tyre kishte marrë fund.
“Është e vështirë të shmangësh atë që njerëzit thonë në internet. Unë lexoj shumë gjëra në rrjetet sociale. Është e vështirë të shkosh në takime të rastësishme. Unë fotografohem me dikë edhe kur e kam parë vetëm disa herë. Kjo pjesë është e vështirë, por përndryshe është edhe argëtuese. Unë do të them, ‘Sigurisht, do të shkoj të ha, pse jo edhe…?’, tha Ratajkowski.
