Emily Ratajkowski është rikthyer në rrjetet sociale me foto të reja zbuluese.

Modelja, e cila poston shpesh foto seksi, ka postuar në Instagram një sërë imazhesh në të cilat pozon me një veshje të zeze me një dekolte të theksuar. Në foto Ratajkowski pozon në krevat, ndërsa në mbishkrimin e postimit ka shkruar “ mirëmëngjes” në frëngjisht.

Pak ditë më parë u publikua videoklipi i ri i Travis Scott ku modelja luante.

Në klipin e publikuar të martën, më 26 shkurt, reperi 32-vjeçar zgjohet në shtratin e tij, ku shfaqet papritur Ratajkowski e veshur me të brendshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pamjet më pas tregojnë yllin duke pirë duhan në një vaskë dhe duke bërë banja dielli pranë pishinës.

Megjithatë, pika që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte kur Emily Ratajkowski u gjet në shtrat, pranë Travis Scott, e veshur me të brendshme të zeza.

Në fund të videos, në vend të Ratajkowskit shfaqet modelja 26-vjeçare Anok Yai. Ajo vetë është krejtësisht e zhveshur, me Travis Scott të shtrirë mbi të, duke fshehur pjesët intime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb