TIRANE – Emina Çunmulaj është ndër të rrallët personazhe shqiptare që përtej jetës së luksit, tregon me çdo veprim jo vetëm origjinën e saj, por sidomos që ka mbetur një prej vajzave më të thjeshta që njohim virtualisht.
Madje, edhe në ndonjë rast kur skeptikët nuk janë dakord me gjërat që bën apo thotë, Emina e ka gati përgjigjen me fakte për t’u treguar të kundërtën. Nëna e dy vajzave, prej disa ditësh po pushon në plazhet e Bahamasit, bashkë me familjen e saj.
E kthyer në formë të shkëlqyer fizike, modelja shqiptare poston vazhdimisht foto nga plazhi. Meqë nga Emina ne kemi mësuar se ajo është fanatike e traditës shqiptare, që nga gjuha e deri te recetat e gjyshes, me të cilat ushqen edhe vajzat e saj të vogla, i vëllai, sot zbuloi një anë tjetër të saj, “të errët” që, me siguri, e bëjnë të gjitha vajzat.
Por mënyra se si reagon modelja pasi kapet mat, i lë të gjithë pa fjalë. Një video gazmore që i vëllai i ka xhiruar Eminës, modelja duket në breg të detit duke trajtuar thembrat e këmbës me limë. Ndërsa Bekimi i afrohet i bindur se diçka “prej katundi” po ndodh aty, e pyet të motrën “Pash Zotin, çfarë je duke bërë?
Erdhe në Bahamas për të bërë këtë?”, “Pedikyr” – përgjigjet Emina si e zënë në faj, por edhe duke qeshur me zë për mënyrën se si i vëllai e kapi mat…
Dhe pak minuta më pas, po shqiptarçe, Emina ka postuar një video tjetër, në të cilën kërcen nën ritmet e një këngë shqiptare “Dridhe sonte”.
(BalkanWeb)
