Emisioni “Koha për tu zgjuar ” me moderatorin dhe gazetarin Klevin Muka ka vijuar maratonën e intervistave me qytetarët në studion e improvizuar në ambientet e televizionit News24.
Këtë mëngjes ishte i ftuar ish minatori Baftjar Dema i cili ka folur për vështirësitë e punës së tij .
Ai tha se nuk kanë pasur përkrahje nga institucionet dhe se nuk i janë paguar as siguracionet.
Gjatë fjalës së tij ish minatori i bëri thirrje institucioneve të sigurojnë ambiente në spitalet profesionale për personat që kanë probleme shëndetësore.
“Kam punuar prej 25 vitesh minator në minierën e Bulqizës.
Puna në minierë është luftë dhe duhet të kesh edhe kujdes pasi nuk mund të dalësh përsëri nga andej.
Edhe unë gjatë punës time në minierë kam pasur edhe incidente ku kam humbur edhe diss miqtë e mi.
Ne përballemi me disa probleme në lidhje me shëndetin. Aktualisht në kërkojmë ambientet tona në spitalet profesionale që të mund të kurohemi.
Në disa galeri gjithashtu ne nuk paguhemi as me siguracionet dhe na janë mohuar të drejtat tona .
Në nuk kemi përkrahje nga askund dhe asnjë institucion nuk është interesuar për ne”, përfundoi ai
(BalkanWeb)
