Emisioni “Koha për tu zgjuar ” me moderatorin dhe gazetarin Klevin Muka ka vijuar maratonën e intervistave me qytetarët në studion e improvizuar në ambientet e televizionit News24.
Këtë mëngjes ishte i ftuar ish minatori Përparim Dine i cili ka folur për vështirësitë e punës së tij në minierën e Pogradecit.
Ai tha se nuk kanë pasur përkrahje nga institucionet dhe se aktualisht ka disa probleme me pensionin.
Gjatë fjalës së tij ish minatori tha se prej vitesh ka punuar në kushte të vështira dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë edhe pse ka dërguar shumë shkresa në zyrat shtetërore.
“Kushtet tona janë të këqija dhe kur kemi qënë në punët tona.
Aktualisht unë kam probleme edhe me pensionet dhe kam disa vite që nuk kam marrë përgjigje nga institucionet. Asnjë nuk na ka mbështetur gjithë këto vite edhe pse kam dërguar shumë shkresa në zyrat shtetërore”, përfundoi ish-minatori
(BalkanWeb)
