Pas historisë 2 vjeçare me sipërmarrësin William Knight, ka ardhur koha për një histori të re dashurie për Emma Watson. Ylli i sagës së ‘Harry Poter’ është parë dorë për dore me Chord Overstreet, njohur si personazh në seritë televizive ‘Glee’, në rrugët e Los Angeles.
Nuk është hera e parë që të dy fotografohen së bashku. Edhe në shkurt të dy ishin fotografuar në një koncert dhe disa ditë më vonë, teksa dilnin nga festa e Oscar e organizuar nga Vanityr Fair.
Për tabloidin PageSix një burim anonim ka thënë: ’Është çmenduri por po, të dy janë bashkë. Megjithatë Emma do ta mbajë gjithçka private dhe larg mediave’, ndërsa një tjetër burim ka thënë: ’Janë miq, takohen me njëri-tjetrin, por nuk janë në një lidhje’.
Artistja britanike është 27 vjeç dhe në 2017 ka qenë protagoniste dhe kampione në të ardhura me ‘E bukura dhe Bisha’.
Edhe më parë ajo ka thënë që nuk i pëlqen ta ekspozojë jetën e saj private në media.
(da.xha/BalkanWeb)
