Champions League zbret në fushë në orën 21.00, me përballje mjaft interesante. Napoli pret në shtëpi Barcelonën, me formacionet zyrtare që janë bërë tashmë publike. Sfidë brenda sfidës do të jetë ajo mes Osimhen dhe Lewandowskit, të dy titullarë në skuadrat respektive.

NAPOLI (4-3-3) Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Olivera; Anguissa, Lobotka, Cajuste; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

BARCELONA (4-3-3) Ter Stegen;  Koundé, Araujo, Inigo Martinez, Cancelo; De Jong, Christensen, Gundogan; Yamal, Lewandoski, Pedri.

Vëmendja është e fokusuar në Portugali, ku Porto përballet me Arsenal. Në Estádio do Dragão (Porto), anglezët vuajnë mungesat e Zinchenko, Yimber, Partey, Tomiyasu dhe Jesus për shkak dëmtimi. Në krahun tjetër,  djemtë e Conceicao  kërkojnë rezultat pozitiv, për të synuar kualifikimin në ndeshjen e kthimit.

PORTO (4-2-3-1): Diogo Costa; Joao Mario, Pepe, Otavio, Wendell; Nico Gonzalez, Varela; Conceicao, Pepê, Galeno; Evanilson.

ARSENAL (4-2-3-1): Raya; White, Saliba, Magalhaes, Kiwior; Odegaard, Rice, Havertz; Saka, Trossard, Martinelli

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: