Vëmendja më e madhe është e spostuar te shorti i Champions League, i cili do të hidhet të premten në orën 11:00. Skuadrat që janë kualifikuar direkt janë Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, ​​​​Chelsea, Sporting dhe Manchester City. Ndërkaq, ekipet që erdhën nga Play off janë Atalanta,  PSG, Galatasaray, Real Madrid, Neëcastle, Atlético Madrid, Bayer Leverkusen dhe Bodo/Glimt.

Shorti mbart një rëndësi të madhe edhe për rrugëtimin pasi përcaktohet edhe krahu i skuadrave në skemë, çka do të thotë se ato mund të mësojnë rivalët e mundshëm në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. Dy skuadra nga i njëjti vend, ose dy skuadra që janë përballur tashmë me njëra-tjetrën në fazën e ligës, gjithashtu mund të përballen. Takimet e para të 1/16-ave do të zhvillohen më 10 ose 11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit janë programuar për 17-18 mars.

Përballjet e mundshme:

PSG vs Barcelona ose Chelsea

Galatasaray vs Liverpool ose Tottenham

Real Madrid vs Sporting Lisbon ose Manchester City

Atalanta vs Arsenal ose Bayern Munich

Neëcastle vs Chelsea ose Barcelona

Atletico Madrid vs Tottenham ose Liverpool

Bodo/Glimt vs Manchester City ose Sporting

Leverkusen vs Bayern ose Arsenal

 

 900 0 1772105901x5ca63ca0 12f2 11f1 B048 C9424b2cf5fdpng 720
900 0 1772105901x5ca63ca0 12f2 11f1 B048 C9424b2cf5fdpng 720

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb