Çdo fillim e ka një fund. Dries Mertens i tha mirupafshim Napolit, pas një periudhe të gjatë te ky klub. Sulmuesi belg sot ka publikuar një video, ku falënderon të gjithë për mbështetjen dhe premton se do të kthehet një ditë.

“Të dashur napoletanë, bashkëqytetarët e mi. E dija që kjo ditë do të vinte, por kurrë nuk e dija se sa e vështirë do të ishte për mua t’i them lamtumirë këtij qyteti që më ka adoptuar, më ka dashur, më ka mbështetur në kohë të vështira dhe të mrekullueshme.

Rekordet dhe fitoret do të jenë në libra, por njerëzit dhe qyteti mbeten gjithmonë në zemrën time. Jam shumë krenar që djali im Ciro ka lindur në Napoli dhe kur të shkojë nëpër botë, do të jetë gjithmonë napoletan.

Unë nuk kam lindur këtu si ai, por për nëntë vjet Napoli ishte toka ime dhe të gjithë e dimë se qyteti është bërë pjesë e gjakut tim.

Klubit, të gjithë kolegëve, trajnerëve, tifozëve, miqve dhe çdo napolitani, mund t’i them vetëm një fjalë: faleminderit! Largimi im nuk shkoi siç do të kisha dashur, por për mua nuk është një lamtumirë: është vetëm një mirupafshim. Napoli, por sa shumë u argëtuam!” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: