Klea Huta dhe Elgit Doda janë ndër çiftet më të dashur të showbizz-it shqiptar, ndërsa nuk hezitojnë të tregojnë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Moderatorja dhe kompozitori janë dhe prindër të një djali i cili sot ka festuar 2 vjetorin e tij dhe në këtë ditë kaq të veçantë për çiftin Elgiti duket se kishte menduar për një surprizë edhe më të bukur për Klean.
Në festën e ditëlindjes, këngëtari i ka propozuar për martesë partneres së tij përpara të gjithë të ftuarve dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Donald Veshaj nëpërmjet një postimi në InstaStoryn e tij ku përgjatë videos me shaka ka shkruajtur krahas saj : E hëngri @ElgitDoda.
Gjatë propozimit Klea ka mbetur pa fjalë dhe teksa të gjithë po prisnin përgjigjen e saj ajo i tha Elgitit “Të dua” duke e pranuar kështu propozimin për martesë.
Kujtojmë se Klea dhe Elgiti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre para dy vitesh teksa i surprizuan fansat me disa postime në rrjetet sociale ku ndanë imazhe të dasmës së tyre në Marok./Panorama Plus