Empoli nuk arriti të mbijetojë në Serie A, një detaj ky i cili vulos përfundimisht të ardhmen e Ardian Ismajli. Thuajse gjatë gjithë sezonit, emri i tij u lakua në treguan e transferimeve për një largim të mundshëm nga Empoli, në një kohë kur qendërmbrojtësi kuqezi refuzoi çdo ofertë nga ana e klubit për të rinovuar kontratën e tij aktuale që i përfundonte në fund të këtij sezoni.

Tre muaj më parë, Empoli i ofroi rinovimin deri në 2028, por Ismajli e refuzoi.

Ismajli
Ismajli

Sipas mediave italiane, futbollisti kuqezi e ka mbyllur me ekipit toskan duke dalë si një lojtar i lirë në merkato. Ofertat për Ismajlin nuk mungojnë pasi për të kanë shfaqur interesim ekipe me peshë në Serie A.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: