Personat që shihni në foto janë Petraq Rako, oficer i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, dhe bashkepunetori i tij Stefan Koloi. Ata akuzohen se kanë abuzuar seksualisht më një 13-vjeçare. Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar për BalkanWeb fotot e policit dhe bashkepunetorit.

Mësohet se Rako në 2007-ës ishte arrestuar për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, por më pas është shpallur i pafajshëm.

Ndërsa në cilësinë e provës material janë sekuestruar 2 automjete, 4 celularë, një sasi vlerë monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtari kriminale si edhe është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb