Mësohen identitetet e dy vajzave që humbën jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, si dhe një tjetër vajzë është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, fshat në Bashkinë Delvinë. Ato janë Ela Dhimaku, drejtuese e automjetit të aksidentuar dhe Rozina Dhimaku, pasagjere, motra me njëra-tjetrën.
Ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa pasagjere në automjet, ka mbetur e plagosur.
Mësohet se makina ku udhëtonin tre vajzat u përplas me një “Audi” që lëvizte me shpejtësi.
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes.
E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.
(BalkanWeb)
