Identifikohen 5 të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në Laç. Mes tyre të lënduarve është edhe një grua e identifikuar si Angjelina Gjezaj. E moshuara, shitëse pranë Gjykatës së Kurbinit, ka marrë një plumb në këmbë.

Katër të plagosurit e tjerë janë Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri.

Emrat e të plagosurve

Angjelina Gjezaj
Amarildo Ndoj
Liridon Ismaili
Daniel Gjeloshi
Geri Bitri

Policia e Kurbinit bëri reagimin e parë duke theksuar se shkak për ngjarjen ka qenë një konflikt i çastit mes disa personave.

Blutë bënë të ditur gjithashtu se është identifikuar autori i ngjarjes dhe vijon puna për arrestimin e tij.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kurbinit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb