AMP ekzekuton 4 urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier të pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, pasi akuzohen se kanë lejuar kalimin drejt Malit të  Zi të një kamioni të narkuar me mbi 440 kg lëndë narkotike kanabis, ngjarje kjo e ndodhur 2 vite më parë. Leke Çekrezi, Fatjon Hamzi, Tonin Melaj janë tre punonjësit e policisë të doganës, të arrestuar, ndërsa Selami Ethemi gjithashtu i prangosur, është me detyrë doganier në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit.

Sipas njoftimit të AMP, urdhrat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

Njoftimi

Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.
F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.
T. M., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.
S. E., me detyrë Doganier në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

Urdhërat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb