Të shtëna me armë u raportuan mbrëmjen e sotme në Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve të para shtetasi Rasim Tafa mbeti i plagosur pasi u qëllua nga fqinji i tij Met Lika.

Mësohet se dy bashkëfshatarët janë konfliktuar për një sherr banal mes tyre. Shkak i sherrit është bërë lopa e Tafës, e cila kishte hyrë në tokën e autorit.

Kjo gjë si duket ka ndezur debatit me Likën, i cili nuk ka nguruar të marrë armën dhe të qëllojë mbi Rasim Tafën duke e lënë të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një 53-vjeçar, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M. L., 41 vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb