FIER – Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Fier pasi tjetrin i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë dhe transportimin kundrejt shumës 1.200 euro për të kalur transit në Itali 4 shtetasve pakistanezë.

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua  operacioni policor i koduar “Premtimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit: Shahe Koko, 23 vjeç, dhe Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.

BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb